Top Channel/ Bie Vuçiç?! Serbia ndizet nga protestat, mijëra studentë e qytetarë në rrugë
24/01/2025 19:33

Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor. Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, teatër e të tjera. Studentët u kanë sugjeruar punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, “të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak”. Më shumë se 200 kompani kanë konfirmuar më herët se do t’i pezullojnë operacionet, në solidaritet me studentët. Mbështetje për studentët kanë ofruar figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi. Në të njëjtën ditë që po mbahet greva e përgjithshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, organizon një tubim në Jagodinë – qytet në Serbinë qendrore – në të cilin pritet të formohet “Lëvizja për popullin dhe shtetin”. Kësaj lëvizjeje, siç ka thënë ai, do të mund t’i bashkohen të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake. Në fokus të saj, sipas tij, do të jetë e ardhmja e Serbisë. “Ky tubim nuk është kundër askujt, por tubim për t’i bashkuar të gjithë njerëzit e zgjuar dhe normalë në Serbi”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”. Sipas tyre, këtë e dëshmon fakti se bllokadat e studentëve nuk ndalen, edhe pse kërkesat e tyre janë plotësuar – gjë që hidhet poshtë nga studentët. Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024. Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Pesëmbëdhjetë minuta heshtje edhe në Mitrovicë të Veriut Ndërkohë, në shumë qytete anembanë Serbisë janë mbajtur sot 15 minuta heshtje, për të nderuar 15 viktimat e Novi Sadit. I njëjti aksion, me disa dhjetëra qytetarë, është mbajtur edhe në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Sërgjan Gjorgjeviç, i cili bëri thirrje që ky aksion të mbahet në shenjë solidariteti me studentët në Serbi, tha se në këto rrethana në Kosovë “nuk është e lehtë të shprehet mendimi, qëndrimi apo solidariteti”. “Përkundër kësaj, ne jemi sot këtu”, tha ai. Aksioni i 15 minutave heshtje është mbajtur para Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut, i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Serbisë. Para nisjes së aksionit, ky fakultet është distancuar nga organizimi i tij, ndërsa Parlamenti studentor u ka bërë thirrje studentëve në Serbi që të distancohen nga mbështetja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Ai që ju ka mbështetur, po na vret dhe po na dëbon”, thuhet, ndër të tjera, në deklaratë.

Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21
Top News-Vuçiç ishte gati për grusht shteti/The Times:S’donte të jepte pushtetin,mblodhi 7000 njerëz
28/10 22:50
Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58
Top News – Studentët në Serbi ‘përveshin mëngët’ / Nisin bisedimet për qeverinë e re
27/10 13:43
Top News – Nga Kosova te Rusia…Sfidat që i presin udhëheqësit e rinj të Serbisë
27/10 12:01
Top News – Ikën Vuçiç, vijnë studentët…Si do ta qeverisin Serbinë liderët e rinj?
27/10 11:57
Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04