Top Channel/ Biden zgjeron planet e vaksinimit, çfarë do të ndodhë në 4 korrik
05/05/2021 15:19

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi planet për të vaksinuar kundër koronavirusit 70 për qind të të rriturve amerikanë deri në 4 korrik, e në axhendën, përfshihet dhe imunizimi i të rinjve të moshave 12-15 vjeç. Qëllimi i tij tani është vaksinimi i plotë i 160 milionë amerikanëve deri në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Plani u bë publik në një kohë kur kërkesa për vaksina ka rënë dukshëm në të gjithë vendin, madje disa shtete nuk kanë bërë porosi për më shumë se gjysmën e dozave që duhet të merrnin. Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden bëri thirrje që shtetet t’i bëjnë vaksinat të disponueshme për njerëzit, që ata t’i marrin sipas dëshirës, pa lënë takim. Ai do të nxjerrë udhëzime që shumë farmaci të bëjnë të njëjtën gjë, ndërkohë që administrata e tij po merr masa për herë të parë për të dërguar vaksina nga shtetet me kërkesë më të pakët tek ato më të interesuara. Autoritetet amerikane janë duke vaksinuar aktualisht rreth 1 milion të rritur në ditë. “Në dy muaj, le ta festojmë pavarësinë e kombit dhe pavarësinë nga virusi. Ne mund ta bëjmë këtë. Ne do t`ia dalim”, deklaroi Biden nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti demokrat ka prezantuar edhe një faqe të re online, vaccines.gov, të cilën mund ta shfrytëzojnë amerikanët për të gjetur më lehtë qendrat e vaksinimit, pas ankesave se procesi i regjistrimit ka qenë shumë i vështirë për disa persona.

Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
DIGITALB DIGITALB