Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkon rizgjedhjen për të përfunduar, sic tha, “punën që nisa”. Presidenti i 46-të i SHBA-së, tregoi gjithashtu se cilat do të jenë shtyllat e fushatës së tij: e drejtat e abortit, mbrojtja e demokracisë, të drejtat e votimit dhe siguria sociale. Njoftimin, ai e bëri përmes një videoje promovuese.