Në një gjest uniteti rrallëherë të parë në Perëndim, NATO, G7 dhe BE mbajnë që të gjitha takime sot, duke i treguar botës një front të bashkuar të perëndimit për luftën në Ukrainë. Presidenti amerikan Joe Biden mberriti ne Bruksel për t`iu bashkuar lidereve të tjerë perëndimorë; mes krerëve të NATO-s atje i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Biden do të jetë në të treja takimet, e kjo përbën dhe të parën vizirë të një presidenti amerikan në një samit të bllokut europian. Megjithatë, vizita e tij në kryeqytetin belg, nuk ka të bëjë vetëm me simbolizmin.