Top Channel/ Biden i shtrin dorën Putinit, “Hajde takohemi”!
14/04/2021 13:39

Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin për të ulur tensionet e shkaktuara nga një grumbullim trupash i Rusisë në kufirin me Ukrainën dhe propozoi një takim të nivelit të lartë mes dy udhëheqësve. Në shenjë shqetësimi rreth tensioneve të shtuara në krizën e Ukrainës, Presidenti Biden i telefonoi Presidentit Putin për të propozuar që ata të takohen në një vend të tretë, ndërsa nënvizoi angazhimin e SHBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. "Presidenti Biden gjithashtu e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në mënyrë të vendosur në mbrojtje të interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve të Rusisë, të tilla si ndërhyrjet kibernetike dhe ato në zgjedhje," tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. "Presidenti shprehu shqetësimet tona në lidhje me grumbullimin e papritur të forcave ruse në Krimenë e pushtuar dhe në kufijtë e Ukrainës dhe i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet," thuhet aty. Biden riafirmoi po ashtu synimin për të ndërtuar "një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme" me Rusinë dhe tha se një takim në muajt e ardhshëm mund të trajtojë "gamën e plotë të çështjeve" me të cilat përballen dy fuqitë botërore. Kremlini thotë se shefi i Shtëpisë së Bardhë i deklaroi Putinit se donte të normalizonte marrëdhëniet dhe të bashkëpunonte për kontrollin e armëve, programin bërthamor të Iranit, Afganistanin dhe ndryshimin e klimës, por nuk sqaroi sakaq se cila ka qenë përgjigja e udhëheqësit rus ndaj propozimit për tu takuar.

Top Channel/ Gonzato i përgjigjet Berishës: më bezdisi deklarata e tij
12/11 23:26
Top Channel/ Lulëzon biznesi i dronëve, Kërkesë e jashtëzakonshme në Europë
12/11 23:22
Top News- Musk “godet” komisioneren Von der Leyen, nis fron të ri lufte me Brukselin
12/11 23:00
Top News- “Gjueti njerëzish” në Sarajevë, italianët e pasur paguan për të vrarë civilët për qejf
12/11 22:46
Top Channel/ 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC në Amazonë
12/11 20:36
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak me 20 pasagjerë, Turqia: Nuk ka asnjë të mbijetuar
12/11 20:07
Top News – ‘Europa, luftë me Rusinë’. Vuçiç: Serbia është në mes, por duhet të përgatitemi
12/11 17:24
Top News – Macja vendoset ‘në arrest shtëpie’/Gjykata franceze: ‘Hynte pa leje’ në oborrin e fqinjit
12/11 17:22
Top News – Skandali në Rumani: Ukraina bleu armë ruse, e përfshirë dhe Shqipëria
12/11 17:04
Top Channel/ Skandali në Itali: Turistët paguan për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës
12/11 15:48
Top News – Trump në mbrojtje të Netanyahut / I kërkon presidentit izraelit të falë kryeministrin
12/11 15:19
Top News – Edhe Japonia do bëhet bërthamore…Kryeministrja e re sinjalizon ndryshimin e mundshëm
12/11 15:17
Top News – Skandale korrupsioni në mes të luftës / Zelenski në sprovë, ‘përdor gjyqësorin për…’
12/11 14:59
Top News – Të huajt mbipeshë nuk hyjnë në SHBA / Trump, masa të reja për vizat e emigracionit
12/11 14:43
Top News – Urdhëron ‘mobilizim masiv’ të ushtrisë / Maduro përgatit Venezuelën për luftë me SHBA-në
12/11 14:43
Top Channel/ Emigrantët kinezët “mësyjnë” Ballkanin: Rruga e preferuar për në BE!
12/11 14:23
Top Channel/ Balona nga Bjellorusia, alarm mes fqinjëve e në Perëndim:“Kontrabandë apo sulm hibrid?”
12/11 14:19
Top News – ‘Turizëm snajperësh’ në luftën e Bosnjes / Prokurorët e Milanos po hetojnë dyshimet
12/11 13:13
Top Channel/ Vuçiç: “Po vjen lufta, Serbia do të krijojë kupolë të mbrojtjes ajrore”!
12/11 12:09
Top News – Mjegulla ndihmon forcat ruse / Beteja finale për Pokrovskun, Moska në ofensivë
12/11 11:50
BILETA Portokalli - Bileta