Pas bibliotekës së Faik Konicës, Lumo Skëndos dhe Aleks Budës në Bibliotekën Kombëtare do të zerë vend edhe biblioteka e Lasgush Poradecit. Nëpërmjet një fondi të vecantë familjes se tij i jane blere librat, duke bërë që rreth 650 tituj të koleksionit të tij të kalojnë në fondin e Bibliotekës. Një pjesë e mirë e tyre mbartin shënimet e autorit dhe një pjesë e mirë po ashtu kanë nevojë për restaurim përpara se të ekspozohen gjerësisht.