Top Channel/ Betoni po “djeg” talentet! Raporti i UEFA, jemi të parafundit në Europë për fushat e futbollit
27/01/2026 20:20

Ndërsa shkëlqimi i Euro 2024 ende nuk është zbehur dhe fanellat kuqezi shiten masivisht, kjo edhe sepse ne presim të jemi mes më të mirëve të Botës, duke provuar nëpërmjet play-off-it të marsit, përballë Polonisë. Top Channel ka siguruar një raport studimor konfidencial të UEFA-s që tregon një të vërtetë të dhimbshëm për Shqipërinë. Pas fasadës së stadiumeve moderne, fshihet një shkretëtirë infrastrukturore që rrezikon të thajë burimin e talenteve. Shqipëria renditet në vendin e (Shqip[ria e 53-ta, nga 55 antare të UEFA-s), në Europë për numrin e fushave në raport me popullsinë. Por, çfarë fshihet pas këtyre numrave dhe pse "projekti i 100 fushave" ka mbetur peng i betonit? Raporti i UEFA-s për infrastrukturën bazë është një aktakuzë e hapur për menaxhimin e investimeve të qeverisë dhe projekteve të sajë në infrastrukturën sportive. Shifra kryesore është alarmante: Një fushë futbolli (11x11) në Shqipëri duhet të përballojë një popullsi prej 18,981 banorësh. Për ta kuptuar më mirë këtë shifër, mund të themi se mesatarja e UEFA-s apo Europës në përgjithësi është 3,800 banorë për fushë që do të thotë se Shqipëria është rreth 5 herë më keq. Vendet e ngjashme në raportin popullsi/ekonomi janë në shifrat e 5,400 banorëve për fushë dhe prap Shqipëria është 3.5 herë më keq. Ndërsa vendet nordike si Islanda apo Norvegjia, nën 1,500 banorë/fushë. Kjo do të thotë se statistikisht, një fëmijë shqiptar ka 500% më pak shanse për të prekur topin në një fushë standarde sesa një bashkëmoshatar i tij në Europën Qendrore. Kjo "mungesë aksesi" përkthehet direkt në ulje të pjesëmarrjes. Futbolli nuk është më sporti i popullit; po kthehet në sportin e atyre që kanë mundësi të paguajnë akademitë private ose të udhëtojnë larg qendrave urbane. Edhe iniciativa e institucionit të futbollit në bashkëpunim me UEFA-sn për të ndërtuar 100 fusha shpesh ka hasur vështirësi bashkëpunimi me pushtetin local, kryesisht në bashkitë e mëdha si Tirana apo Durrësi. Ato e kanë të pamundur për të mos thënë që nuk kanë vullnet, të gjejnë hapësira të lira brenda zonave urbane. Për një Bashki, një parcelë toke ka më shumë vlerë si shesh ndërtimi për kulla që sjell taksa ndikimi në infrastrukturë sesa si fushë futbolli që sjell kosto mirëmbajtjeje. Fushat e reja që po ndërtohen janë të detyruara të zhvendosen në periferi ekstreme zonat rurale, ish-këneta, apo fshatra. Ekonomia e futbollit sot është industri miliardash, por ne kemi dështuar të krijojmë "fabrikat" që janë fushat në këtë rast. Një ndër zgjidhjet mund të jetë ndërhyrja legjislative që detyron planifikimin urban të përfshijë koeficientë të detyrueshëm për sipërfaqe sportive për çdo numër të caktuar banorësh. Nëse nuk rikthejmë fushat në qytet, ose të paktën transportin e dedikuar drejt periferive, futbolli shqiptar do të mbetet një "konsumator" talentesh të huaja, në pamundësi për të qenë "prodhues" i talenteve të veta.

Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37