Top Channel/ Beteja me flakët, raportohen 31 vatra, Dajti dhe Dibra zonat më problematike
31/08/2026 13:36

Në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri. Prej tyre, 5 vatra mbeten ende aktive dhe po luftohen nga ajri dhe toka, ndërsa 5 të tjera janë vendosur nën mbikëqyrje. Për të përballuar këtë valë zjarresh, në terren janë mobilizuar 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, po punojnë gjithahstu 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po ndërhyjnë në zonat me terren më të thyer. Vatra më shqetësuese dhe më pranë zonave urbane mbetet ajo në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë zonës së Farkës. Zjarri aty vijon të jetë aktiv dhe po djeg sipërfaqe pyjore. Për shuarjen e flakëve në terren janë 15 forca zjarrfikëse, 9 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe 20 efektivë të ushtrisë. Qarku i Dibrës regjistron numrin më të madh të vatrave aktive. Flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë. Një situatë e re dhe problematike është shfaqur në brezin Bershi–Kurdari–Patinë të bashkisë Klos, ku dy vatra zjarri aktive kanë përfshirë tashmë një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh. Është izoluar plotësisht vatra e madhe në Sllatinë. Në qarkun e Durrësit, zjarri që shkaktoi panik në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është shuar plotësisht. Gjithashtu, situata në Qafën e Lugut në Vithkuq Korçë, si dhe vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në Elbasan, raportohen nën kontroll dhe po monitorohen nga toka për të shmangur riaktivizimin e mundshëm nga era. Disa vatra të tjera të vogla që u shfaqën gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë dhe Korçë por u shuan. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve mbetet prioriteti i tyre.

Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08