Top Channel/ Berisha sulmon mediat, e nis mandatin e dytë duke shënjestruar televizionet
25/05/2026 20:08

Sali Berisha e nisi mandatin e ri në krye të PD, pas fitores pa garë, me akuzë ndaj mediave. Berisha pretendon se del pak në ekran dhe Partia Socialiste favorizohet. Në konferencën për shtyp të së hënës publikoi një raport subjektiv, ndonëse me shifra, mbi minutat dhe temat e opozitës dhe mazhorancës në edicionet e lajmeve të 4 televizioneve kombëtare. Monitorimi i liderit demokrat është me probleme të theksuara në ngatërrimin e informacionit me propagandë. Madje edhe studim i pasaktë pasi kritikat i kanë cilësuar lavde, si në këtë kronikë të datës 15 maj ku pedagogu Ndoc Fasllia, ish zv ministër i bujqësisë ne periudhën e PD, flet kundër projektligjit të ministrisë për shitjen e tokave bujqësore te të huajt. Efekt Për PD edhe lajmet për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, apo vendimet e këshillit të ministrave nuk përbëjnë interes publik, por janë kohë e harxhuar për Ps. Gjithashtu vendimet e rritjes së cmimit të naftës nga bordi i transparencës i quan në favor të qeverisë. Edhe hyrjen në zbatim të ligjit për paqen fiskale të kërkuar nga vetë deputetët e Partisë Demokratike, në momentin që udhëzimet zbardhen nga administrata tatimore, konsiderohet si kohë e tepërt e dhënë qeverisë. Kjo metodologji qesharake e përdorur nga PD ku në kategorinë qeveri janë përfshirë jo vetëm aktivitetet politike të mazhorancës, por edhe zhvillime që lidhen me negociatat, ekonominë, institucionet shtetërore, turizmin, emergjencat, sigurinë, diplomacinë apo shërbimet publike; nuk hedh dot poshte punën e redaksive të mëdha që përzgjedhin, rendisin, shkruajnë e publikojnë lajme në themele të forta të gazetarisë: rëndësia e informimit publik me fakte, me dokumenta dhe ekspertë. Gazetaria nuk funksionon me kronometër. Dhe krahasimi nuk qëndron e nuk është i vërtetë kur dy forca politike nuk janë në të njëjtin terren editorial. Por me këtë metodologji opozita kërkon të zvogëlojë veten përballe të gjithë aktivitetit institucional të shtetit shqiptar; duke fajësuar median. Një samit ndërkombëtar, një raport i Bashkimit Europian, një krizë sigurie apo një vendim ekonomik nuk transmetohen sepse i shërbejnë një partie, por sepse konsiderohen ngjarje me interes publik. Monitorimi cedon po ashtu kur nuk llogarit si kohë të opozitës kronikat televizive për debatin në kuvend. Apo ka ditë kur opozita ka dominuar plotësisht hapësirën informative. Më 23 maj, për shembull, në disa edicione informative opozita zinte pjesën dërrmuese të minutazhit. Pra tregues i qartë, se në redaksitë profesionale, minutazhi nuk përcaktohet nga matematika e politikës, por nga zhvillimet e ditës, interesi publik dhe rëndësia e ngjarjes. Top Channel informon prandaj është televizioni kryesues në shikueshmëri dhe besueshmëri, e për këtë nuk pret dekorata nga politika. Aq më tepër nga Sali Berisha, një politikan që si rrallë në botë vazhdon ende edhe pas 36 vitesh dhe përdor metodologji të tilla dëshpëruese, që do të ishte fyerje edhe për një student të vitit të parë të komunikimit; duke prodhuar një raport të tillë të rremë.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36