Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj SPAK gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtarë të PD-së. Ai tha se demokratët deri më tani kanë qëndruar në mbrojtje, por nuk do të vijojnë me të njëjtat plane edhe muajt e ardhshëm. Berisha u shpreh se do të vihen në sulm, teksa shtoi se nuk do të mungojnë protestat.