Top Channel/ Berisha nuk e pranon humbjen në Himarë, thirrje për “kryengritje paqësore” nga arresti
05/08/2024 22:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos pranojë humbjen për bashkinë e Himarës, teksa deklaroi sërish gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, se zgjedhjet u manipuluan. “Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha, teksa fliste para një grupi mbështetësish që qëndronin nën dritare. Berisha vijoi më tej duke u bërë thirrje qytetarëve se “të drejtat dhe liria nën pushtimin e një regjimi nuk fitohen kurrë me fjalë, por me zemërim, me revolta të pandalshme dhe me sakrifica”. “Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës”, tha ai. Më tej Berisha u bëri thirrje gjithë forcave politike opozitare, të pyesin veten, se “çfarë opozite janë, nëse nuk u rikthejnë votën e lirë shqiptarëve”. “Sonte u bëj thirrje të gjithë forcave politike opozitare: pyeteni veten, çfarë opozite jemi ne në qoftë se nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32