Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03/2026 19:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët foli për integrimin evropian, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama bllokoi procesin. Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria mbeti në klasë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE. Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve. Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar. Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarde euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte. Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Balluku. Do të ishte e padrejtë që të shkarkonim mbi Ballukun këtë përgjegjësi”, tha Berisha. Kreu i opozitës, deklaroi se disa nga vendet e BE-së nuk kanë pranuar t’a votojnë raportin e IBAR, që vlerëson standardet e një vendi kandidat, pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut. “Ky vendim (rrëzimi i kërkesës për Ballukun) detyroi një numër vendesh anëtare të BE që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit. Raporti IBAR, apo raporti mbi vlerësimin e përkohshëm të standardeve, në të cilin vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në dy kapitujt më themelorë të procesit të integrimit, kapitujt 23 dhe 24, në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë”, tha Berisha. “Për ata të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se derisa vendet anëtare të BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin IBAR, Shqipëria nuk do mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Kjo është e vërteta. Pra, Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara. Dhe ky raport është unanim, do miratim unanim”.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15