Top Channel/ Ben Qimja i ikën RENEA-s! Kërkohej sepse kërcënoi një gjyqtar
20/02/2025 15:29

Ky është momenti kur forcat RENEA mësynë në shtëpinë e Arben Isufajt, i njohur në Fier edhe me pseudonimin Ben Qimja Urdhri për të kontrolluar banesën e Arben Isufjt u dha nga gjykata e Fierit pasi ky i fundit kishte kanosur e kërcënuar gjyqtarin Vladimir Cjapi. Gjyqtari ka depozituar kallëzimin për Arben Isufajn në prokurorinë e Fierit më datë 17 shkurt, duke pretenduar se kërcënimet prej tij i kishte marrë më 12 shkurt. Pas marrjes së urdhrit nga gjykata, policia e Fierit me ndihmën edhe të forcave RENEA, hynë këtë të enjte në banesën e tij. Personazhi i njohur edhe si i forti i Fierit i shpëtoi këtij kontrolli. 55-vjeçari Arben Isufaj nuk u gjet në banesën e tij në fshatin Sheq i Madh, në vend të tij policia gjeti armë dhe municione. Brenda banesës u gjetën dhe sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si ai i Policisë, 2 pajisje regjistruese, 6 celularë dhe dokumenta zyrtare, sende sipas policisë që do t’i shërbejnë hetimit. Po ashtu janë shoqëruar në polici edhe persona që kanë lidhje me 55-vjecarin Isufaj. 55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", ndërsa në të gjithë qytetin e Fierit po kryhen kontrolle intensive për kapjen e tij. Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine. Në vitin 2021 SPAK i sekuestroi 13 pasuri me dyshime se vinin nga aktiviteti kriminal.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40