Fredi Beleri është kthyer në kryefjalën e politikës greke këto ditë, sidomos në dritën e takimit joformal të organizuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis me krerët e vendeve të rajonit, ku pikërisht për shkak të kryebashkiakut të Himarës, mungon Shqipëria. Në debate është përfshirë së fundi edhe ish zv/ministry i jashtëm grek në qeverinë e Syrizës, Nikos Xydakis , i cili në një prononcim për ERT-n përmendi ndalimin e Belerit nga autoritetet shqiptare, në një ngjyrim krejt ndryshe nga ai që i bën burgosjes së tij qeveria greke.