Top Channel/ BE nis udhëzimet edhe për luftë, qytetarët të kenë ushqime për 72 orë
26/03/2025 23:28

Njerëzit në Bashkimin Evropian këshillohen të grumbullojnë mjaftueshëm ushqim, ujë dhe gjëra esenciale për 72 orë, si pjesë e një strategjie evropiane që synon të rrisë gatishmërinë për përmbytje dhe zjarre katastrofike, pandemi dhe sulme ushtarake. Ndërsa ka paraqitur strategjinë e parë të gatishmërisë, Komisioni Evropian ka thënë se do që të inkurajojë qytetarët të marrin “masa proaktive për t’u përgatitur për kriza, si zhvillimi i planeve emergjente në shtëpi dhe grumbullimi i furnizimeve esenciale”. Strategjia pjesërisht u bazua nga planet e hartuara në Gjermani dhe shtetet nordike, të cilat kanë shpërndarë pamflete me këshilla se çfarë të bëhet në rast të një sulmi ushtarak ose krize tjetër. Hadja Lahbib, komisionere evropiane për menaxhimin e krizave, ka publikuar një video ku paraqet një çantë emergjence. Në të shihet dokumenti identifikues, ushqim i konservuar, ujë, shkrepës, një thikë, para, ilaçe dhe një radio e vogël. Ajo ka thënë se është në dorë të shteteve anëtare të përcaktojnë se çfarë është e nevojshme për qytetarët e tyre të kenë në çantën e emergjencave, varësisht “nga bazat gjeopolitike dhe gjeostrategjike ku gjenden”.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07