Top Channel/ BE ndryshon rregullat! Marta Kos zbulon rrugën e re drejt Bashkimit Europian
25/08/2026 21:37

Bashkimi Europian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, që synon integrimin gradual të vendeve kandidate, forcimin e kontrolleve mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda vetë unionit. Nga Zagrebi, komisionerja europiane e zgjerimit, Marta Kos, deklaroi se “bota ka ndryshuar dhe zgjerimi duhet të ndryshojë bashkë me të”. Ajo paralajmëroi një moment të ri për BE-në, të cilin e krahasoi me “Momentin e Helsinkit” të viteve ’90, që i parapriu zgjerimit të madh të Unionit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Sipas Kos, Komisioni Evropian po përgatit një propozim të ri për një BE me më shumë se 30 shtete anëtare. “Bota ka ndryshuar, dhe zgjerimi duhet të ndryshojë bashkë me të. Proceset që zgjasin me dekada mund t’i bëjnë vendet kandidate më të ekspozuara ndaj presionit politik dhe ndikimit të rivalëve të BE-së”, shprehet Marta Kos. Një ide kryesore është ajo e integrimit gradual, jo më “gjithçka ose asgjë”. Vendet kandidate do të mund të përfitojnë gradualisht nga integrimi në strukturat europiane edhe para anëtarësimit të plotë. Kos përmendi si shembuj pjesëmarrjen në SEPA dhe lidhjen me rrjetet energjetike të BE-së, duke theksuar nevojën për një qasje më të strukturuar ndaj procesit të zgjerimit. Komisionerja argumentoi se Brukseli synon të vendosë garanci më të forta për të parandaluar kthimin prapa në demokraci dhe sundimin e ligjit pasi një shtet të bëhet pjesë e Unionit. Kos paralajmëroi se BE-ja nuk duhet të lejojë “kuaj trojanë” brenda saj, duke iu referuar rrezikut që një shtet anëtar të largohet nga standardet demokratike vite pas anëtarësimit. Një tjetër objektiv i reformës është ndryshimi i mënyrës së vendimmarrjes në BE. Zyrtarja e lartë pohoi se disa reforma mund të realizohen pa ndryshuar traktatet e Unionit, duke shmangur negociatat e gjata dhe proceset e ndërlikuara të ratifikimit. Komisionerja veçoi Malin e Zi si vendin kandidat më të avancuar drejt anëtarësimit në BE, ndërsa përmendi gjithashtu progresin e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33