Është inauguruar në Turqi reaktori i parë i energjisë bërthamore. Termocentrali bërthamor Akkuyu në provincën jugore të Mersinit të Turqisë është ndërtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore. Në pamundësi për të qënë prezent në inaugurim, si Erdogan ashtu dhe Putin, falënderuan njëri-tjetrin për bashkëpunimin me argumentin se ku projekt madhështor do të sjellë shumë përfitime për të dy vendet.