Sheshi Liria në qendër të Durrësit u shndërrua, mbrëmjen e kaluar, në një skenë argëtimi dhe kënaqësie për publikun me muzikën ritmike të interpretuar nga grupi Balkan Bazaar. I formuar në Itali, në vitin 2018 nga muzikanti shqiptar Ëilson Luari në bashkëpunim me muzikantë italianë, grupi solli një repertor të larmishëm këngësh.