Teksa shumë pak na ndan nga takimi mes Shqipërisë dhe Spanjës, tifozët e të dyja skuadrave bëhen gati për të shkuar në stadium. Gazetari Endi Tufa ka siguruar për Top Channel pamje të atmosferës së krijuar në metronë e Dyseldorfit nga tifozët shqiptarë dhe spanjollë. Ata shihen duke hyrë në tren me këngë dhe kërcime, duke e kthyer në një “festë” të vogël përpara ndeshjes.