Top Channel/ Athinë. Prifti sulmon me acid 7 mitropolitë, dy avokatë dhe një polic
23/06/2021 23:04

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Athinë ,kur shtatë mitropolitë, dy avokatë dhe një polic janë bërë objekt të sulmit me acid nga një prift i thjeshtë në manastirin Petraki. Sipas informacioneve paraprake prifti në fjalë ndaj të cilit zhvillohej një gjyq sa ka dëgjuar vendimin nga gjykata e Sinodit u ka hedhur mitropolitëve vitriol nga një shishe që kishte me vete. Më pas është përpjekur të largohet , por britmat e priftërinjve i ka dëgjuar një patrullë prej katër policësh që rastësisht janë ndodhur pranë manastirit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të tij. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin Laiko të Athinës dhe dy prej tyre, të cilët kanë pasur plagë serioze në duar dhe fytyrë, është gjykuar të çohen ne repartin e djegieve të një spitali tjetër të kryeqytetit. Bëhet fjalë për mitropolitin e Artës dhe të Kifisiasë. Të lënduarit e tjerë janë Mitropolitet e Drinopoleos, Gumenicës ,Glifadës, Kasandrias, Zakinthos si dhe sekretari i gjykatës së sinodit Sebastianos. Ndërsa autori i sulmit është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës. Sipas të njëjtave burime , prifti që ka sulmuar mitropolitet është nga Veria, dhe ishte akuzuar nga Mitropoliti i Verias për një shkelje disiplinore shumë të rëndë , për trafikim lëndësh narkotike thuhet në disa media greke. Të lënduarit ka vizituar në spital edhe Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias bashkë me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos. Ky i fundit pasi ka falenderuar personelin e spitalit infermieror, ka deklaruar se bëhet fjalë për një situate të vështirë dhe se një fenomen i tillë “i shqetëson të gjithë dhe duhen kërkuar e gjetur mënyra nga të gjitha anët për të mos prishur ekuilibrin shoqëror”. Sipas orthodoxtimes, autori i krimit është prifti 37-vjeçar TH.K. me origjinë nga një fshat i Serrës. Pozicioni i tij organik është në Dioqezën e Verias, ndërsa është shuguruar nga Mitropoliti i Tripolit në Libi. Sipas informacionieve të para nga ERT, fjalët e para të priftit në polici ishin: “I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit “.

Top News- Video EKSKLUZIVE e sulmit terrorist në xhami/ Agresori hap zjarr me dy pistoleta
10/10 18:12
Top News- Sulm terrorist në xhami/ 4 besimtarë të plagosur, siguria vret agresorin
10/10 18:11
Top Channel/ Rusia sulmon Kievin, blackout në 9 provinca: NATO nis stërvitje bërthamore!
10/10 15:13
Top News – Një president ‘rockstar’. Javier Milei i Argjentinës argëton 15 mijë fansa
10/10 14:45
Florjan Binaj LARGOHET nga Berisha, krijon PARTI të re?! SKENARËT TRONDISIN politikën | Breaking
10/10 14:39
Top News – Nobeli i Paqes për politikanen venezueliane / Maria Corina Machado, sfiduese e Maduros
10/10 14:38
Top News – Kthehen në rrënojat e shtëpive / Gaza, izraeli tërheq trupat, banorët të frikësuar
10/10 14:18
Top News – NATO nis manovrat bërthamore / 71 avionë nga 14 shtete në stërvitje javën e ardhshme
10/10 14:01
Top News – Po vjen stuhia vdekjeprurëse ‘Alice’…Alarm i kuq, makina nën ujë e rrugë të përmbytura
10/10 13:59
Top News – Trump paqebërësi dhe Nobeli i munguar / ‘Shuplakë’ e rëndë, Norvegjia pret ‘hakmarrje’
10/10 13:58
Top News – Tërmet masiv, njerëzit të tmerruar / Magnituda 7.4, paralajmërim edhe për cunami
10/10 13:58
Top Channel/Nobeli i Paqes, Trump mbetet “duarthatë”:Çmimi i shkon lideres së opozitës venezueljane!
10/10 13:43
Top News – Sulm i madh në qendër të Kievit / Rusia godet apartamente dhe qendrat e energjisë
10/10 12:56
Top News – Arrestohen ultrasit e Barcelonës. Lidhje me krimin e organizuar dhe dhunë ndaj Realit
10/10 12:21
Top Channel/ Gaza, BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes: Pas paqes, te kemi shtetin palestinez!
10/10 11:48
Top News – Evakuime masive, gati plani / Shtetet baltike përgatiten për një pushtim rus
10/10 11:42
Top News – Izraeli nis tërheqjen nga pjesë të Gazës/ Qeveria miratoi marrëveshjen e armëpushimit
10/10 11:41
Top News – Trump do të dëbojë Spanjën nga NATO / Nuk pranon të paguajë më shumë për mbrojtjen
10/10 11:38
Top News – Macron ka vetëm pak orë kohë / Afati i fundit për emërimin e kryeministrit po afron
10/10 11:30
Top Channel/ Tajvani “kërcënon” Kinën: prezanton mburojën e hekurt “T-Dome”!
10/10 11:29