Në pamjet që shihni është momenti kur grupit hetimor tenton të nxjerrë nga makina trupat e dy viktimave, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba në Balldre të Lezhës. Siç duket edhe nga pamjet siguruar nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, vërehen efektivët e policisë që tentojnë të hapin dyert e makinës e cila është bërë ‘shoshë’ nga plumbat. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të kapur autorët.