Një ditë pas atentatit të ndodhur në Mirditë, ende nuk ka asnjë gjurmë që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Policia e Lezhës ka marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe një koleg të viktimës, me të cilin ai ishte nisur për në punë mëngjesin e ngjarjes. Sipas deklarimit të tij, ai është ndalur në një lokal disa kilometra larg vendit të ngjarjes për të konsumuar kafe, ndërsa Valter Lleshi ka vijuar rrugën i vetëm drejt punës.