Aktori i mirënjohur Artur Gorishti u prezantua me veprën e tij të parë si regjisor dhe skenarist në Festivalin Kombëtar të Filmit me “Winter Fireflies” (Xixëllonjat e dimrit). Në ditët e fundit të jetës, protagonisti kujton të shkuarën e tij, ndërsa u kërkon falje njerëzve, të cilëve u ka shkaktuar telashe. Me baltën kurative që mbulon trupin, ai përpiqet të shërojë trupin, por si mund të kurohet shpirti?