Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn për vrasjen e Martin Canit, ka reaguar babai i të ndjerit. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se familja nuk është e kënaqur me masën e dënimit, duke theksuar se kishte pritur një vendim më të rëndë për autorin.