Antonio Conte ishte një ndër trajnerët më të lakmuar në merkaton e kësaj vere pas një periudhe të gjatë pushimi që bëri pas largimit nga Tottenham. Pas një gare me Milani, ishte De Laurentis i Napolit që arriti të ishte më konkret për të përfituar ng ashërbimet e një prej trajnerëve më të mirë Italian, për të ringritur skuadrën e tij pas një viti që mbylli aspak të mirë. Një ndër testet e Napolit ishte dhe ky takim përballë Egnatias fundjavën e shkuar, për të cilin Antonio Conte, tregon ekskluzivisht për Top Channel punën që po bën për Napolin, por edhe për jehonën e lojtarëve shqiptarë dhe kombëtares sonjë në arenën europiane të futbollit.