Top Channel/ Analistët amerikanë: Në Shqipëri, të vazhdojnë reformat!
27/04/2021 21:09

Reagimet nga përtej kufijve, bashkohen të gjitha në një pikë: forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve! Dy analistë në zë amerikanë, Profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe Damon Wilson i Këshillit të Atlantikut, thanë për VOA-n se Shtetet e Bashkuara duan të shikojnë integrimin e Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve, përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e parlamentit. “Rruga përpara është me pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe duke respektuar opozitën, por edhe respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe përgjegjësive të partisë qeverisëse. Dhe ato përgjegjësi përfshijnë konsolidimin e institucioneve demokratike, veçanërisht të gjyqësorit të pavarur”, tha Serwer. Wilson, zv/president ekzekutiv në Këshillin e Atlantikut kujton se ka pasur shumë pasiguri në Bruksel dhe Uashington lidhur me ritmin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “ Shpresoj që ky mandat të jetë sinjal për qeverinë, por edhe për opozitën se ky është një mandat që i duhet vendit për të ecur përpara në disa nga çështjet kryesore si sundimi i ligjit dhe masat antikorrupsion, për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh ai. Sipas Wilson, zgjedhjet dërguan po ashtu sinjalin që njerëzit duan të shohin opozitën të luajë rolin e saj. “Njerëzit duan të shohin demokracinë në funksionim, duan të shohin opozitën të marrë pjesë në demokracinë parlamentare të Shqipërisë dhe të jetë opozitë aktive brenda parlamentit, mbështetëse e interesave të vendit", ishte komenti i tij.

Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
DIGITALB DIGITALB