Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka nisur plot tensione. Arsyeja është kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të jetë prezent. Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të flasë ditën e sotme duke kërkuar me ngulm që Rama të jetë prezent në seancë. Sipas tij ai po thyen rregullat bashkë me kryetaren e Kuvendit. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltoren ditën e sotme duke krijuar tension të madh në sallë.