Dy avionët rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armë bërthamore. Fluturimi i tyre pranë ishullit Gotland më 2 mars, po cilësohet si një akt i qëllimshëm, që synonte frikësimin e Suedisë, thonë mediat vendase. Gjithsej katër avionë ishin ngritur në ajër nga baza ajrore ruse e Kaliningradit.