Të martën, unioni i gazetarëve në qarkun Lezhë hapi siparin e aktiviteve në nder të figurës së At Gjergj Fishtës në 150 vjetorin e tij të lindjes. Të pranishëm gjatë ketij aktiviteti ishin figura të njohura të publicistikës dhe gazetarisë, të cilet nderuan figurën dhe punën e At Gjergj Fishtës, jo vetem si poet por edhe në publicistikë. U nderuan me çmime personalitete të shquara që kanë dhënë dhe vijojne të japin kontribut në letërsi dhe gazetari.