Kontrolle të befasishme janë kryer këtë të shtunë në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit. Aksioni blic u ushtrua nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve. Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.