Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07/2025 19:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë të mitur. Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Njoftimi: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52