Në oborret e vjetra të Shkodrës, dikur kënga shoqëronte mbrëmjet, festat dhe jetën e qytetit.Sot, ajo traditë rikthehet sërish, për të sjellë në kohët moderne tingujt e një Shkodre që nuk harrohet. “Ahengu Shkodran”, një prej vlerave të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare, zhvilloi edicionin e tij të 14-të në oborrin e shtëpisë muze “Oso Kuka”.