Për të tretën ditë me radhë situata në aeroportin e Vlorës paraqitet e tensionuar. Edhe këtë të mërkurë skenari ishte i njëjtë. Një grup rojesh private të kompanisë koncensionare 2AGroup kanë bllokuar hyrjen në kantier për punonjësit e Mabco dhe nënkontraktorët e tjerë, duke krijuar paqartësi mbi ecurinë e punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për jugun e vendit.