Top Channel/ “Adopto një film”, nisma e Arkivit Qendror të Filmit synon restaurimin e prodhimeve
12/08/2026 20:08

“Adopto një film” është nismë e Arkivit Qendror të Filmit, përmes së cilës po restaurohen prodhimet kinematografike më të dashura të ish-Kinostudios. Ky projekt, që u prezantua mbi tre muaj më parë, është një ftesë për restaurimin e kujtimeve nga ata që janë të lidhur me këto vepra filmike. Dhjetëra familjarë, artistë dhe dashamirës të kinemasë shqiptare kanë adoptuar filma të animuar dhe filma artistikë. “Për shembull, ‘Mimoza Llastica’ është restauruar nga njëra nga aktoret që luan në film. Personalitete të ndryshme kanë marrë përsipër filma që lidhen me fëmijërinë e tyre. Çdokush që ka në mendje për të restauruar një film që lidhet me kujtimet personale ose që do të shpëtojë një film, është i lutur të na shkruajë në rrjetet tona sociale”, tha Eljan Tanini. “Shoku ynë Tili”, “Kau dhe ujku”, “Mimoza Llastica”, “Guximtarët”, “Në shtëpinë tonë”, janë disa nga filmat e rijetëzuar. Ndërkohë, vetë Arkivi ka nisur punën për restaurimin e një prej filmave më ikonikë të Shqipërisë Kinematografike, “Dimri i fundit”. Sipas drejtorit të Arkivit të Filmit, më shumë se gjysma e filmave që ruhen në këtë institucion kanë nevojë për restaurim që të shpëtohen dhe për këtë nevojitet infrastrukturë e shtuar në Arkiv. “Dimri i Fundit i restaurohet nga punonjësit e filmit. Kemi nevojë për më shumë punonjës, të marrim disa persona dhe pajisje specifike, por gjithsesi po ia dalim për të rijetëzuar një nga filmat më ikonikë shqiptarë, për të çuar deri në fund amanetin e dy regjisorëve, Muçaj dhe Mitro. Fakti që është xhiruar në borë e bën më të vështirë restaurimin. E mira do të ishte në të ardhmen që filmat të restaurohen në Arkivin e Filmit. Do të sillte të ardhura shtesë, por mund të shndërrohet dhe në qendër për rajonin”, tha Eljan Tanini. “Adopto një film” synon të ruajë dhe trashëgojë pasurinë tonë audiovizive, pasi çdo film i restauruar është një pjesë e historisë sonë që rikthehet për të jetuar sërish.

Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28