Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar seksualisht. Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa burra në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta. Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve.