Atë që Tel Avivi nuk e ka pohuar hapur deri më tani, e deklaroi ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar. Izraeli, tha Tzipi Hotovely për Sky News, nuk do ta pranojë zgjidhjen me dy shtete pas përfundimit të luftës në Gaza. E pyetur për mundësinë që palestinezët të kenë shtetin e tyre, Hotovely u përgjigj: "Absolutisht jo".