Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur takimin me shqiptarët në New Jersey, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit, të cilët e kanë shoqëruar me entuziazëm në nisje të takimit. Gjatë aktivitetit pritet që kreu i PD-së të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët që jetojnë në New Jersey, duke folur për zhvillimet politike në Shqipëri dhe situatën në vend. Takimi është pjesë e axhendës së Berishës gjatë vizitës së tij në SHBA.