Top Channel/ 8 apartamente dhe llogari bankare! GJKKO konfiskon pasuritë e trafikantit shqiptar
21/06/2024 19:42

GJKKO vendosi të konfiskojë pasuritë e trafikantit shqiptar të dënuar në Belgjikë, Veip Osmënaj. Tetë apartamente në Orikum dhe dy llogari bankare janë konfiskuar në llogari të tij dhe familjarëve. Sipas njoftimit të SPAK, në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij. Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës. Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale. Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Top Channel / Kushner reagon për Zvërnecin: Shqiptarët do të jenë krenarë
08/10 23:58
Top News- Vezë, domate dhe gurë drejt efektivëve, reagon policia: Janë shoqëruar 8 protestues
08/10 22:07
Top Channel/ Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave
08/10 20:09
Top News – Exchange pa licencë. Aksion në Fier, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
08/10 19:58
Top Channel/ Këmbimi valutor pa licencë nga BSH, 11 në arrest shtëpie në Fier, 3 detyrim paraqitje
08/10 19:55
Top Channel/ Incidentet në protestë, policia përdori spraj, disa protestues në spital
08/10 19:41
Top Channel/ Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
08/10 19:27
Top News- Blindohet Parlamenti, policia masa të forta për të ndaluar protestuesit
08/10 19:05
Top News- “Shpejt fike…” Nuk ndalen zjarret e vjeshtës, flakët përfshijnë Gjirokastrën
08/10 19:01
Top Channel/ Nis protesta pranë Kuvendit, uniformat blu në terren
08/10 18:31
Top Channel/ “Flini nëpër hotele 15 mijë euro”, protestuesit Rr. Elbasanit, policia bllokon rrugën
08/10 18:29
Top Channel/ GJKKO “fali” për 1 vit Greta Gjocin, me foshnjën në krahë largohet nga burgu i Pojskës
08/10 17:49
Top News- BE nuk fshihet më për ‘Specialen’ / Shmang gjuhën diplomatike, kundërshton ndryshimet
08/10 17:12
Top Channel/ “Asnjë bashki nuk është pro kësaj reforme”, Ndoja: Votoni kundër
08/10 17:08
Top Channel/ “Bashkitë nuk kanë pengesa për…”/ Mazniku replikë, Braçe vendos duart në kokë
08/10 16:55
Top Channel/ Kushi i mbyll mikrofonin, Braçe nuk lëshon foltoren, nënkryetarja: Ju tërheq vëmendjen
08/10 16:53
Top Channel/ “Koha ka përfunduar”/ Braçe batutë me nënkryetaren: Kam ngrënë vezë fshati, kam zë
08/10 16:52
Top News- Goditi me pistoletë 52-vjeçarin/ Arrestohet agresori në Mallakastër, I sekuestrohet arma
08/10 16:50
Top Channel/ “Jemi sërish në 2014”,Braçe për Territorialen: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e…
08/10 16:40
Top Channel/ “Reforma e 2014, një nga dështimet më të mëdha”, Tabaku: Çfarë fituan qytetarët?
08/10 16:30