Top Channel/ 7 tetori i tmerrit! Zbulohet raporti tronditws për Hamasin: Përdhunime dhe tortura
12/05/2026 22:24

Një hetim i ri mbi sulmet e 7 tetorit 2023 në Izrael ka arritur në përfundimin se dhuna seksuale dhe ajo me bazë gjinore e kryer nga Hamasi dhe organizata të tjera palestineze ishte “sistematike, e përhapur dhe e paramenduar”, duke e cilësuar atë si pjesë qendrore të sulmit ndaj civilëve izraelitë. Raporti prej 300 faqesh, i përgatitur nga Komiteti Politik i Hamasit mbi Krimet kundër Grave dhe Fëmijëve të 7 tetorit 2023, dokumenton përdhunime, tortura, gjymtime seksuale dhe abuzime të tjera të rënda të kryera gjatë masakrës dhe marrjes së pengjeve. Sipas studimit, dhuna seksuale nuk u përdor vetëm kundër viktimave individuale, por si “mjet terrori” për të frikësuar dhe poshtëruar të gjithë shoqërinë izraelite. Raporti bazohet në më shumë se 430 intervista dhe dëshmi nga të mbijetuar, pengje të liruara, dëshmitarë okularë dhe familjarë të viktimave, si dhe në analizën e mbi 10 mijë videove dhe fotografive të mbledhura nga hetuesit. Hetimi dokumenton 13 forma të ndryshme të dhunës seksuale, përfshirë përdhunimin në grup, abuzimin seksual pas vdekjes, gjymtimet dhe poshtërimet publike. Në shumë raste, viktimat u gjetën të zhveshura ose me shenja torture në organet gjenitale. Sipas hetuesve, Hamasi dhe grupet e tjera jo vetëm që kryen mizoritë, por edhe i filmuan dhe i shpërndanë ato në rrjetet sociale për të shkaktuar terror psikologjik. Në disa raste, familjarët e viktimave mësuan për fatin e të afërmve të tyre përmes videove të publikuara online. Raporti argumenton se këto veprime përbëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akte gjenocidi sipas ligjit ndërkombëtar. Autorët e studimit kërkojnë që Izraeli dhe organizmat ndërkombëtarë të ndjekin penalisht përgjegjësit për dhunën seksuale të kryer gjatë sulmeve. Më 7 tetor 2023, mijëra militantë të Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze hynë në Izrael nga Gaza, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pas sulmit, autoritetet izraelite arrestuan qindra persona të dyshuar si pjesëmarrës në masakër.

Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10