Shtatë ditë, shtatë poema dhe shtatë zëra në skenë për të rrëfyer jo vetëm krijimin e botës, por mbi të gjitha ndryshimin e saj. “7 ditët e krijimit”, vepra e Met Dervishit, u shfaq mbrëmjen e kaluar në Muzeun arkeologjik të Durrësit, duke sjellë në vëmendje të publikut njeriun, ekspozimin e tij ndaj ndryshimeve të forta dhe botën ku jetojmë.