Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës për të rinj që po zhvillohet në St Anton të Austrisë, Lara Courit mbyll testin e saj për të vazhduar në Kampionatin Botëror për të rritur që zhvillohet në Kronplatz të Italisë javën e ardhshme. Një kalendar i ngjeshur për sportisten e cila garon për Shqipërinë dhe që na dha mundësi të kemi edhe një kampione bote në sportin e Skive.