Një tragjedi e tmerrshme njerëzore, kështu mund të përshkruhet gjetja e 46 persona të pajetë në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas. Ishte një punëtor në një ndërtesë aty pranë i cili dëgjoi dikë që bërtioste për ndihmë, tha shefi i policisë së San Antonios, dhe kur u afrua gjeti një rimorkio me dyer pjesërisht të hapura dhe pa dhjetra trupa të pajetë.