Top Channel/ 20 vjetori i DigitAlb! Për të festuar, ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 50%
15/07/2024 16:36

Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po bëhej realitet me lindjen e DigitAlb, pikërisht 20 vite më parë, më 15 Korrik 2004. Në Shqipërinë e 1001 problemeve, në kohën kur shumë skeptikë i thonin se ndoshta nuk ishte ende momenti për këtë hap të madh e të vështirë, Tani i Topit siç e njihnin të gjithë themeluesin e guximshëm të Top Media, ishte shumë i vendosur. “Shqiptarët e duan teknologjinë”, shprehej dhe koha i dha të drejtë. Kur në Europën Perëndimore ishin të pakta vendet me një teknologji të tillë, DigitAlb nisi transmetimin, fillimisht me platformën tokësore, si një produkt 100% shqiptar, me dekoder e menu krejtësisht shqip dhe përmbajtje filmash, serialesh, dokumentarësh, filmash për fëmijë e gjithçka tjetër në shqip, të titruar apo dubluar. Shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e çdo familjeje shqiptare dhe duke ecur me hapin e kohës, në një kohë rekord shtrirja e DigitAlb u shtri përtej kufijve të Shqipërisë me platformën satelitore. Kudo ku shqiptarët jetonin e punonin, tashmë DigitAlb ishte lidhja e tyre me vendlindjen. Misioni i DigitAlb ishte mbarëkombëtar, duke lidhur e bërë bashkë një komb të tërë, të shtrirë në disa vende. Gjuha e bukur Shqipe u trashëgua, u mësua dhe u fol nga breza të tërë fëmijësh që u rritën me DigitAlb si anëtarin e tyre të pandarë në familje. E bashkë me këta fëmijë u rrit me hapin e kohës edhe DigitAlb, me zhvillimet teknologjike që pasuan, programacionin që u pasurua sipas kërkesave të abonentëve dhe të tregut, duke qëndruar i palëkundur në pozicionin e liderit. Trashëgimia e kinemasë e artit shqiptar me prodhimet më të spikatura ndër vite, si dhe të tjera prodhime ekskluzive nga DigitAlb janë transmetuar dhe i janë shtuar arkivës, si një pasuri e të gjithëve ne. Kampionatet më të dashura të shqiptarëve, eventet sportive që kanë mbetur në histori, rrugëtimi i Kombëtares Shqiptare, përfaqësueses së Kosovës, klubet shqiptare në arenën europiane të futbollit, sportistët shqiptarë që kanë ngritur lart flamurin e kombit, të gjithë e gjithçka janë shoqëruar vit pas viti drejt sukseseve, me krenari e përkushtimin maksimal nga DigitAlb. Filmat më të fundit, ikonat e arta të kinemasë botërore, serialet e rekordeve të shikueshmërisë, dokumentarët më të ndjekur kanë qënë kryefjala në programacionin e pasur e të larmishëm të DigitAlb, duke sjellë kinemanë në shtëpinë e gjithsecilit e sipas preferencave të çdokujt. E sot ky 20 Vjetor e gjen platformën më të dashur të shqiptarëve, më të rritur, më të fortë e të shtrirë në mbarë botën. Krahas platformave tokësore e satelitore, DigitAlb prej pak vitesh tashmë, transmeton edhe përmes platformës OTT, risia teknologjike e transmetimit për të shikuar gjithçka që dëshiron, kur ti dëshiron dhe për më tepër në çdo vend të botës përmes internetit, sepse DigitAlb është platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të festuar me të gjithë ju, DigitAlb vjen me një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 50%, si asnjëherë më parë. 20 Vjet DigitAlb dhe ky është vetëm fillimi....

Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30