Garda Kombëtare dhe ushtria e Meksikës patrullonin dje një vendndodhje të përdorur për baste ilegale ku 20 njerëz u vranë pas një përplasjeje me armë të dielën. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin perëndimor meksikan të Michoacan, ku dhuna mes bandave rivale të drogës ka goditur shpesh vitet e fundit.