Top Channel/18-vjeçarja me 1.5 mln euro, zyrtari ndihmonte! Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2025
18/05/2026 23:16

Raporti më i fundit i Agjencisë së Inteligjencës Financiare për vitin 2025 ka nxjerrë në pah një panoramë shqetësuese të pastrimit të parave në Shqipëri, duke zbuluar shtatë skema kryesore përmes të cilave dyshohet se janë qarkulluar miliona euro me burime të dyshimta. Nga marketingu online dhe blerjet luksoze, tek investimet në pasuri të paluajtshme, kompanitë offshore dhe mashtrimet me karta bankare, raporti evidenton metoda gjithnjë e më të sofistikuara të fshehjes së origjinës së fondeve. Një nga rastet më të mëdha të evidentuara lidhet me sektorin e marketingut online. Sipas raportit, 11 kompani të regjistruara në Shqipëri kanë përfituar transferta në vlerë rreth 3.7 milionë euro nga shtete të ndryshme të Europës dhe Azisë. Të gjitha kompanitë ushtronin aktivitet në të njëjtën fushë dhe kishin lidhje mes tyre përmes administratorëve, ortakëve dhe personave me të drejtë përfaqësimi. Ajo që ka ngritur dyshime është fakti se shumica e këtyre subjekteve janë regjistruar gjatë vitit 2024 dhe janë çregjistruar brenda pak muajsh. Nga verifikimet e kryera rezulton se fondet kalonin në mënyrë të shpejtë nga një shtet në tjetrin, ndërsa shumë prej kompanive të huaja dërguese kishin deklarime financiare që nuk përputheshin me qarkullimin real të parave. Autoritetet dyshojnë se këto kompani janë përdorur si subjekte tranzitore për fshehje të ardhurash, shmangie taksash dhe pastrim parash. Rasti është referuar për hetime të mëtejshme në organet ligjzbatuese.

Top Channel/ Dy vëllezër vriten në Bathore.Plagoset vëllai i tretë,i vrau komshiu. Sherr për avllinë
19/10 16:38
Top Channel/ Protesta në ditën e shtatë. Të rinjtë grumbullohen sërish, policia nis shoqërimet
19/10 16:37
Top Channel/ Protesta nis me gurë, gaz dhe ujë. Protestuesit sulmojnë gjykatën e Apelit
19/10 16:37
Top Channel/ Tentoi të vidhte një bankomat gjatë trazirave të protestës, identifikohet autorët
19/10 16:21
Top Channel/ “Nuk ju vjen turp”, protestuesit para Kryeministrisë i hedhin dollarë policisë
19/10 16:21
Top Channel/ Tensione pranë qendrës dhe tym! Arrestime të të rinjve, një polic i lënduar
19/10 16:02
Top Channel/ Berisha, akuza ndaj SPAK. Pas paraqitjes në prokurori, kërkon vijimin e protestave
19/10 15:39
Top Channel/ NATO demostron forcën në Shqipëri. 8 anije stërvitjen afër Karaburunit e Sazanit
19/10 15:39
Top Channel/ Haxhiu: Dëgjoni protestuesit. Kërkon ndaljen e dhunës nga të dyja palët
19/10 15:37
Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqjen. Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 15:35
Top Channel/ Rama përgjigje shoqatave: Dialog pa asnjë kusht, por dënoni dhunën
19/10 15:34
Top Channel/ 302 të lënduar nga protestat. Në spital vijojnë trajtimin policë dhe protestues
19/10 15:25
Top Channel/ Pak minuta pushim për protestuesit, ulen në Parkun Rinia
19/10 15:08
Top Channel/ Vrau dy vëllezërit me armën dhe plagosi rëndë të tretin, pamje nga vendngjarja
19/10 14:54
Top Channel/ Koshat e djegur në mes të rrugës, policia “ndjek” nga pas protestuesit
19/10 14:41
Top Channel/ Xhama të thyer dhe kaos pas sulmit nga protestuesit në Apel, policia në gatishmëri
19/10 14:31
Top Channel/ Vrasja në Kamzë, ky është autori që vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin
19/10 14:08
Top Channel/ Vrasja e dy vëllezërve në Kamzë, pamje nga vendi i ngjarjes, policia dhe forcat…
19/10 14:00
Top News – Protestë qytetare në Korçë, të rinjtë marshojnë pa tensione
19/10 13:44
Top News – Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë rrugëve të qytetit
19/10 13:43