Top Channel/ Këshilli i Europës: Kujdes me Territorialen, mos u hiqni kompetenca bashkive
29/07/2026 23:29

Ndërsa mazhoranca dhe opozita vijojnë të ndahen për reformën e re territoriale, Këshilli i Evropës kërkon që çdo vendim të mos merret me nxitim dhe pa dëgjuar qytetarët. Në një draft-raport prej 9 faqesh për Shqipërinë të siguruar nga Top Channel, institucioni europian vlerëson se çdo ndryshim i hartës administrative duhet të mbështetet fillimisht në një analizë të plotë të reformës së vitit 2015 dhe në konsultime reale me komunitetet që preken. "Ekziston rreziku që gjatë përgatitjes së reformës territoriale të planifikuar për vitin 2026 të zhvillohen vetëm konsultime formale dhe jo thelbësore, nëse qeveria synon të respektojë afatin e njoftuar për zbatimin e saj", Sipas dokumentit, pushteti vendor deri tani ka pasur vetëm një rol të kufizuar në këtë proces, ndërsa ekziston rreziku që konsultimet të mbeten vetëm formale nëse reforma synohet të përfundojë brenda afateve të shpallura nga qeveria. Raporti ngre shqetësimin se, pavarësisht diskutimeve për krijimin e bashkive më të mëdha, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve publike vijon të kontrollohet nga pushteti qendror. Menaxhimi i mbetjeve, furnizimi me ujë dhe arsimi përmenden si fusha ku bashkitë nuk ushtrojnë kompetenca të plota, duke kufizuar rolin e tyre në zbatimin e vendimeve të marra në qendër. Për këtë arsye, raportuesit e Këshillit të Evropës theksojnë se dobësitë e disa bashkive nuk duhet të përdoren si argument për t’u hequr më shumë kompetenca. Dokumenti shkon edhe më tej, duke kërkuar që reforma të mos fokusohet vetëm te numri i bashkive apo kufijtë administrativë. Sipas raportit, duhet të rishikohet edhe roli i qarqeve, pasi në formën aktuale ato nuk i plotësojnë kriteret për t’u konsideruar njësi të mirëfillta të vetëqeverisjes vendore.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06