Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke lëvizur me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë prej tij. Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.