Top Channel/ Meta kërkon Ramën dëshmitar, seanca e radhës caktohet më 10 shtator
29/07/2026 19:52

Vijon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë seancës së sotme, Meta ka kundërshtuar akuzat ndaj tij, duke pretenduar se prokuroria ka paraqitur një version të shtrembëruar të çështjes dhe duke kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve. Meta deklaroi para gjykatës se kërkesa për dëshmitarë të caktuar është bërë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të çështjes, ndërsa akuzoi prokurorinë për manipulim të fakteve. Ai kërkoi edhe një herë thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmitar, ndërsa foli për çështjen e komunikimeve telefonike dhe kontrollin e banesës. Meta: Për fat të keq, në mënyrë recidiviste prokuroria mashtron në lidhje me këtë çështje. Jo pa qëllim, ne kemi kërkuar persona të caktuar për të dëshmuar. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar. Letërporosia erdhi në shtator për marrëveshjen me DSIS. Kjo çështje është ngritur që në vitin 2018 nga Mother Jones, pas zgjedhjeve në SHBA më 4 nëntor, kur iku regjimi i Charles McGonigal, pasi ky i fundit është i përfshirë në hetimet e mia dhe kjo është e konfirmuar nga gjykatat amerikane. Gjatë rrugës nga Shqipëria në Kosovë merrte dhe dekorata nga bashkia McGonigal. Para se ky njeri të vinte në Shqipëri, McGonigal ka qenë në Vjenë dhe aty ka informacione se ka qenë me Tom Doshin. Po ashtu, thuhet se në atë takim ka qenë edhe shtetasi Durim Bami. Pas këtij takimi, më pas ka dalë në skenë Romeo Karaj, që shkoi dhe bëri kallëzimin ndaj meje. Këta më kanë marrë në pyetje, unë kam dhënë sqarime në lidhje me këtë çështje. Janë sqarimet e mia ato që kanë qëndruar dhe do t’i qëndrojnë kohës. Historia e telefonatave që dëgjuam: unë kam qenë prezent kur është bërë kontrolli i banesës. Kam qenë prezent kur zonja Kryemadhi ka pretenduar se një nga celularët e gjetur atje ishte celulari i saj personal. Ia ka bërë të qartë që ky është telefoni im dhe jo i mamit tim, dhe unë jam deputet, e të tjera. Mesa mbaj mend, kanë rënë dakord që të shënohet në procesverbal. Herën e kaluar dëgjuam që gjykata është shprehur që të bëhet ekspertimi i telefonit të Fatime Kryemadhit, kur ai nuk është i saj. Këto janë veprime të qëllimshme kundër Ilir Metës. Ne e kemi paraqitur listën e dëshmitarëve me shkrim në seancën e kaluar. E theksoj edhe njëherë thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar. Nëse kam pasur dijeni se çfarë donte të bënte Ardian Shatku, do të kisha reaguar. Ai ka dashur të ofrojë një shërbim që do t’u shërbente të gjithëve. Unë do ta kisha pyetur direkt Haxhinaston që të bënte një akt normativ ose do të kisha iniciuar një ndryshim ligji në Kuvend, por nuk kisha asnjë lloj interesi. Unë kam qenë kundër monopoleve dhe këtë gjë e kisha zgjidhur me ligj në Parlament dhe nuk kisha nevojë t’i kërkoja favore askujt. E gjitha kjo është për të mbajtur shtypin e gënjeshtrave dhe ne këtu do të vazhdojmë një proces të rregullt ligjor, në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Gjykata ndërpret seancën e sotme dhe do të vijojë në shtator seanca e radhës, në datën 10 shtator, ora 11:00.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06