12 fëmijë janë në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që i mori jetën 46 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonin në Bullgari. Dy prej të miturve janë binjakë. Maja Argirova, Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në spitalin “Pirogov” në Sofje ku po trajtohen të mbijetuarit, thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar për momentin, por psikologjikisht janë të dërrmuar.