Top Channel/ 11 vatra zjarri ende aktive, në Himarë digjen 6 banesa, evakuohen 36 persona
05/09/2026 12:13

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet problematike, me 11 vatra ende aktive nga 39 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht. Në operacionet për përballimin e flakëve janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrjet nga ajri janë kryer me helikopterët e Forcës Ajrore dhe një avion Air Tractor. Situatat më të vështira janë regjistruar në Fier dhe Himarë. Në zonën Drizë–Vadhizë–Peshtan–Levan, ndërhyrja nga toka dhe ajri ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat, ndërsa operacioni vijon. Në Himarë, në lagjen “1 Maji”, u angazhuan rreth 300 forca operacionale dhe 171 efektivë të ushtrisë. Nga zona u evakuuan 36 persona, ndërsa flakët dogjën gjashtë banesa, tre prej të cilave të banuara. Intensiteti i zjarrit është ulur dhe banesat nuk janë më në rrezik. Vatra aktive ka edhe në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Në Dajt, Zall-Herr, Vajkal, Lundre, Mallunxë, Gallatë dhe Kalivaç, autoritetet raportojnë se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Për sot parashikohet angazhimi i 380 ushtarakëve, dy helikopterëve dhe një avioni Air Tractor.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15